Publikohen emrat e 10 kompanive që MSh-ja u dha tenderë ne vlerë prej 30 milionë eurosh vitin e kaluar

Prishtinë | 29 Qer 2020 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

10 kompani të ndryshme kishin fituar tender në vlerë prej 30 milionë eurosh vitin e kaluar nga Ministria e Shëndetësisë.

Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar emrat e kompanive që kanë fituar tender nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar, gjatë vitit të kaluar.

Vlera e këtyre kontratave ka qenë mbi 30 milionë euro.

Sipas KDI-së, rreth 89% e vlerës së të gjitha kontratave të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë u koncentruan në 10 kompani.

“Rreth 81% e vlerës së të gjitha kontratave të dhëna nga QKUK- Shskuk info u koncentruan në 10 kompani”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/kosovademocraticinstitute/posts/10159475324994179

Të ngjashme