Priyanka Chopra dhe Nick Jonas kanë publikuar fotot e para të ceremonisë së tyre para martesore.
Këtë ceremoni e organizuan sipas zakoneve Indiane, ku festa duhet të organizohet një ose dy ditë para dasmës, dhe kjo quhet Mehendi, njofton Klan Kosova.
Në një ceremoni tipike Mehendi, të gjitha gratë e familjeve të nuses dhe të dhëndrit së bashku me miqtë e ngushtë mblidhen së bashku, ndërsa nusja ka dizajne të përpunuara të aplikuara në duart dhe këmbët e saj.
Chopra 36 vjeç dhe Jonas 26 vjeç dukeshin tejet të lumtur për rreth miqve të tyre.