Në kuadër të garës së Kreativitet Kulturor dhe Mendimit Kritik, Zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport ka vazhduar publikimin e rezultateve për nivelin shkollor, në komunat e Republikës së Kosovës.
Sipas të dhënave të përpunuara, që vijnë direkt nga shkollat, KNKRS bën shpalljen e rezultateve si në vijim: Komuna e Pejës ka 911 fitues, komuna Istogut 266 fitues, komuna e Gjilanit 759 fitues, komuna e Vushtrrisë dhe komuna e Klinës 473. Numri i përgjithshëm i fituesve në këtë garë, për këto komuna, është 2717.
Për herë të parë të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën patën rastin që nëpërmjet Programit Nacional për Rininë t’i shprehin aftësitë krijuese dhe fuqinë e mendimit nëpërmjet krijimeve kreativet në njërën na fushat e caktuara si: Art Muzikor, Art Pamor, Recitim/Teatër, Hartim/Poezi, Ese Hulumtuese dhe Debat.
Pas periudhës përgatitore për garën, të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës garuan në nivelin shkollor, për t’i përzgjedhur më të mirët për fushat përkatëse, e më pas për të vazhduar me fazat tjera atë komunale dhe republikane.
Vetëm në garën e Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik për nivelin e shkollës kemi rreth 14, 800 fitues nga 29 komunat pjesëmarrëse.
Të gjithë nxënësit fitues të vendit të parë do të shpërblehen me certifikatë e cila ka një dedikim të veçantë nga shkrimtari Ismail Kadare.
Gjithë kjo punë sigurisht se është bërë e mundur falë punës dhe përkushtimit të Drejtorive Komunale të Arsimit, mësimdhënësve, si dhe shumë akterëve tjerë për zbatuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01/86 si dhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit me kryetarët e komunave, e mbi të gjitha, për t’i dhënë hapësirën e merituar të gjithë nxënësve në sistemin parauniversitar.
Ditëve në vijim do të publikohen listat e fituesve për komunat tjera.
Gjeni të bashkëngjitur Listën e Fituesve të Garës Nacionale për Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik në komunat e lartcekura.
Pejë
Istog
Gjilan
Vushtrri
Klinë