Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport ka vazhduar publikimin e listave me emrat e nxënësve fitues për garën në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik.
Gara në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik për herë të parë në Republikën e Kosovës është mbajtur në të gjitha shkollat, nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën.
Nga 29 komuna pjesëmarrëse, numri i fituesve vetëm për nivelin shkollor përfshinë mbi 15, 000 fitues.
Nga të dhënat për nivelin shkollor, komuna e Ferizajit ka 958 fitues, komuna e Malishevës 806 fitues, komuna e Drenasit 753 fitues, komuna e Rahovecit 85 fitues dhe komuna e Obiliqit 46 fitues. Numri i përgjithshëm i fituesve në këtë garë, për këto komuna, është 2648
Nxënësit brenda garës së Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik patën rastin që t’i shprehin aftësitë e tyre krijuese në njërën nga fushat e Artit Muzikor, Artit Pamor, në Recitim/Teatër, Hartim/Poezi, Ese Hulumtuese dhe Debat.
Nxënësit fitues të vendit të parë do të shpërblehen me certifikatë e cila ka një dedikim të veçantë nga shkrimtari Ismail Kadare.
Gjithë kjo punë sigurisht se është bërë e mundur falë punës dhe përkushtimit të Drejtorive Komunale të Arsimit, mësimdhënësve, si dhe shumë akterëve tjerë për zbatuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01/86 si dhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit me kryetarët e komunave, e mbi të gjitha, për t’i dhënë hapësirën e merituar të gjithë nxënësve në sistemin parauniversitar.
Ditëve në vijim do të publikohen listat e fituesve për komunat tjera.
Gjeni të bashkëngjitur Listën e Fituesve të Garës Nacionale për Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik në komunat e lartcekura.
Ferizaj
Malishevë
Rahovec
Drenas
Obiliq