Publikohen pamjet kur 19-vjeçari vrau një taksist në Turqi

Prishtinë | 03 Shk 2024 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Një video e filmuar brenda një taksi që shfaq një 19-vjeçar që qëllon me armë tri herë pas shpine shoferin është bërë virale.

Ngjarja ka ndodhur natën e 31 janarit në Izmir të Turqisë teksa pamjet janë bërë publike gjatë ditës së djeshme. 44-vjeçari, Oguz Erge, nuk arriti që t’ju shpëtojë plagëve të marra teksa 19-vjeçari, Delil Aysal, është arrestuar nga Policia.

Pamjet shfaqin Aysal që pasi qëlloi tri herë radhazi taksistin e kontrollon nëpër xhepa ku edhe i vodhi celularin, pastaj ka marrë gëzhojat dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në deklaratën e tij pasi u kap nga policia në shtëpinë që po fshihej, Aysal ka thënë se gjithçka ndodhi papritur.

Ndërsa nga kamerat ai dëgjohet duke thënë: “Nuk duhet t’u besosh disa njerëzve”.

Të ngjashme