Në një ngjarje rajonale të mbajtur në Tiranë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve publike, shoqërisë civile dhe Bashkimit Evropian, Partneriteti Ndërkombëtar i Buxhetit (IBP) ka publikuar rezultatet e Anketës së Buxhetit të Hapur 2025 (Open Budget Survey – OBS) për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.
Instituti GAP, në bashkëpunim me IBP, ka realizuar anketën për Kosovën, duke vlerësuar transparencën buxhetore, mbikëqyrjen legjislative dhe auditimin e pavarur, si dhe pjesëmarrjen e publikut në procesin buxhetor.
Sipas rezultateve, Kosova ka shënuar 57 nga 100 pikë në transparencën buxhetore, duke qëndruar mbi mesataren rajonale prej 52 pikësh. Megjithatë, ndonëse Ministria e Financave harton dokument që shpjegon buxhetin për qytetarët, ai nuk publikohet në kohë sipas praktikave të mira. Një mangësi tjetër mbetet mungesa e publikimit të Rishikimit buxhetor të mesit të vitit, që kufizon transparencën gjatë zbatimit të buxhetit.
Në aspektin e pjesëmarrjes publike, Kosova ka arritur 32 pikë, duke shënuar rezultat më të mirë se vendet e tjera të rajonit, kryesisht falë dëgjimeve buxhetore të organizuara nga komunat. Në nivel qendror nuk organizohen dëgjime të tilla me qytetarë apo shoqërinë civile. Po ashtu, Kuvendi i Kosovës nuk fton organizata të shoqërisë civile në dëgjime publike në kuadër të komisioneve parlamentare para miratimit të projektbuxheteve vjetore.
Sa i përket mbikëqyrjes dhe auditimit, Kosova ka arritur gjithsej 61 pikë. Mbikëqyrja legjislative vlerësohet me 50 pikë, ndërsa ajo nga Zyra Kombëtare e Auditimit me 84 pikë, duke reflektuar një nivel më të avancuar të kontrollit të jashtëm të financave publike. Megjithatë, mbetet problematike mungesa e një mbikëqyrjeje efektive nga Kuvendi gjatë zbatimit të buxhetit. Po ashtu, Kosova nuk ka ende një institucion të pavarur fiskal, siç kanë themeluar shumë vende për të siguruar mbikëqyrje më efektive.
Raporti thekson se përmirësimi i transparencës fiskale, forcimi i mbikëqyrjes dhe koordinimi më i mirë institucional janë kyçe për rritjen e besimit të publikut dhe qeverisje më efektive.
Në nivel rajonal, OBS 2025 evidenton përparim në publikimin e dokumenteve kryesore buxhetore, por sfidat mbeten në rritjen e pjesëmarrjes publike dhe në zbatimin e rekomandimeve të auditimit nga ana e ekzekutivit.
Njoftimi i Poltë:
Sot, në një ngjarje rajonale në Tiranë, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve publike, shoqërisë
civile dhe Bashkimit Evropian, Partneriteti Ndërkombëtar i Buxhetit (International Budget Partnership –
IBP) ka publikuar rezultatet e Anketës së Buxhetit të Hapur 2025 (Open Budget Survey – OBS) për
Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. Instituti GAP, në bashkëpunim me IBP, ka realizuar anketën për
Kosovën dhe ka vlerësuar nivelin e transparencës, mbikëqyrjes legjislative dhe auditimit të pavarur,
dhe pjesëmarrjes së publikut në procesin buxhetor.
Sipas rezultateve të OBS 2025, sa i përket transparencës buxhetore, Kosova ka shënuar 57 nga 100
pikë, me mesatare më të lartë se ajo e rajonit prej 52 pikësh. Përkundër se Ministria e Financave në
Kosovë harton një dokument ku shpjegohet buxheti për qytetarët, i njëjti nuk publikohet në kohë siç
sugjerojnë praktikat e mira buxhetore. Po ashtu, një nga mangësitë kryesore mbetet mungesa e
publikimit të Rishikimit buxhetor të mesit të vitit, çka kufizon transparencën gjatë zbatimit të buxhetit.
Kosova ka arritur rezultat prej 32 pikëve sa i përket pjesëmarrjes publike në procesin buxhetor në
Ballkanin Perëndimor, që është rezultat më i mirë se i shteteve tjera në rajon, kryesisht për shkak të
dëgjimeve buxhetore që organizojnë komunat. Niveli qendror nuk organizon dëgjime të tilla me
qytetarë apo akterë të shoqërisë civile. Ngjashëm, as Kuvendi i Kosovës nuk fton organizata të
shoqërisë civile në dëgjime publike në kuadër të komisioneve parlamentare para miratimit të
projektbuxheteve vjetore.
Sa i përket mbikëqyrjes nga legjislativi dhe auditimi i pavarur, Kosova ka shënuar gjithsej 61 pikë.
Mbikëqyrja legjislative vlerësohet me 50 pikë, ndërsa mbikëqyrja nga Zyra Kombëtare e Auditimit ka
arritur 84 pikë, duke reflektuar një nivel më të avancuar të kontrollit të jashtëm të financave publike.
Problematike mbetet veçanërisht mungesa e një mbikëqyrjeje efektive nga Kuvendi i Kosovës gjatë
zbatimit të buxhetit. Shumë vende kanë themeluar institucione të pavarura fiskale për të siguruar një
mbikëqyrje efektive në këtë aspekt, e që Kosova ende nuk ka një të tillë. Përmirësimi i transparencës
fiskale, forcimi i mbikëqyrjes dhe koordinimi më i mirë institucional mbeten kyçe për rritjen e besimit të
publikut dhe qeverisjes më efektive në Kosovë.
Në nivel rajonal, OBS 2025 tregon përparim në publikimin e dokumenteve kryesore buxhetore, por
sfidat vazhdojnë në rritjen e pjesëmarrjes publike dhe në zbatimin e rekomandimeve të auditimit nga
ana e ekzekutivit.
Me respekt ,
Instituti GAP