Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikon rezultatet vjetore për statistikat e prodhimit industrial “Statistikat e PRODCOM-it ” për vitin 2020.
Ky publikim, me të dhënat që ofron, synon të paraqesë ecurinë në industri: B – nxjerrëse dhe C – përpunuese.
Sipas të dhënave të dala nga kjo anketë, vërehet se sa i përket angazhimit si dhe realizimit, dominon dega e industrisë ushqimore (që sipas NACE Rev.2 fillon me kodin dyshifror -10).
Hulumtimi i PRODCOM-it realizohet me qëllim të sigurimit të të dhënave të detajuara mbi industrinë vendore dhe ta mundësojë krahasimin e tregut vendor me tregun ndërkombëtar në nivel të produkteve / mallrave individuale.
Publikimi vjetor mbi statistikat e PRODCOM – it, për vitin referues 2020, përmban të dhëna mbi prodhimin e realizuar dhe njësisë matëse të realizuara sipas sektorëve.
Për më shumë informata lidhur me Statistikat e PRODCOM-it, për vitin 2020, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/prodcom