Publikohen shpenzimet tremujore të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend

Prishtinë | 22 Tet 2025 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Janë publikuar shpenzimet tre mujore të subjekteve politike të përfaqësuar në Kuvend.

“Me qëllim të zbatimit të Ligjit nr. 08/L-122 për Financim të Subjekteve Politike, në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit (korrik – shtator 2025) të subjekteve politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka njoftuar KQZ.

Sipas këtij ligji, subjektet politike i dorëzojnë këto raporte në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) dhe të njëjtat publikohen në ueb faqen e KQZ-së dhe të subjekteve politike.

Raportet tre mujore, që përfshijnë periudhën korrik – shtator 2025, janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së: Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për Subjekte Politike > Raportet Financiare Tremujore, ose në vegzën direkte:

https://kqz-ks.org/raportet-financiare-tremujore/

Të ngjashme