Përzgjedhësi i Kosovës, Damir Mulaomeroviq, ka zgjedhur 12 basketbollistët që do të luajnë në ndeshjet ndaj Luksemburgut dhe Britanisë së Madhe, në kuadër të ndeshjeve parakualifikuese për Eurobasket 2021.
Kosova më 3 gusht ballafaqohet me Luksemburgun në udhëtim, derisa më 7 gusht në palestrën “Minatori” në Mitrovicë do të ballafaqohet me Britaninë e Madhe.
Më 14 gusht e pret Luksemburgun në Mitrovicë, kurse ndeshja e fundit është kundër Britanisë së Madhe më 17 gusht.
Fituesi i grupit kualifikohet në rrethin e ardhshëm.
Lista:
Divine Myles;
Valon Bunjaku;
Dardan Berisha;
Mikaile Tmusic;
Edmond Azemi;
Drilon Hajrizi;
Erjon Kastrati;
Gëzim Morina;
Fisnik Rugova;
Meriton Ismaili;
Dardan Kapiti;
Samir Zekiqi;
Damir Mulaomeroviq Trajner;
Bujar Loci Ndihmëstrajner;
Ilir Selmani Ndihmëstrajner;
Andin Rashica Ndihmëstrajner.