Dhurata Dora është pjesë e bashkëpunimit të titulluar “Te Quiero” që është publikuar vetëm në versionin audio.
Reperi kongolez që bën karrierë në Francë, Maitre Gims, është autor i kësaj kënge që e ka publikuar në bashkëpunim me DJ-in francez Assad dhe këngëtaren shqiptare.
Dhurata vjen me një tjetër interpretim të mrekullueshëm dhe një tjetër projekt të madh ndërkombëtar.
Pritet që kjo këngë ta bëjë akoma më të njohur këngëtaren shqiptare në skenën ndërkombëtare të muzikës.
Kënga “Te Quiero” vjen pas bashkëpunimit jashtëzakonisht të suksesshëm, “Zemër”, të cilin Dhurata e realizoi me Soolking./T