Publikohet bilanci ditor i Coronavirusit në Mal të Zi, shënohen dy viktima

Prishtinë | 16 Gus 2020 | 18:50 | Nga Ekonomia Online

Një 36-vjeçar dhe një 73-vjeçar kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në Mal të Zi.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 75 raste të reja, shkruan Gazeta Sinjali.

Instituti i Shëndetësisë në Mal të Zi ka njoftuar se 24 raste janë regjistruar në Nikshiq, në Podgoricë 19, në Ulçin janë regjistruar tri raste e në Plavë një rast.

Deri tani në Mal të Zi kanë vdekur 77 persona si pasojë e COVId-19 dhe janë regjistruar në total 4 mijë e 35 raste

Të ngjashme