Aktivistë të PSD-së kanë dalur në një protestë të paparalajmëruar në kohën kur po pritej konferenca e kryetares së Gjykatës Speciale, Trendafilova.
Policia ka arrestuar kreun e PSD-së, Dardan Molliqajn dhe aktivistë të tjerë të PSD-së.
Kjo parti kërkon lirimin e tyre duke thënë se policia ushtroi dhunë të jashtëzakonshme.
Komunikata e plotë:
Sot, përgjatë raportimit të kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, aktivistë të PSD-së, Lisjan Perolli dhe Bardh Ahmeti, zhvilluan aksion simbolik për të penguar rilegjitimimin e Gjykatës Speciale në misionin e saj për të tjetërsuar luftën çlirimtare të UÇK-së. Përgjatë aksionit simbolik jashtë konferencës për media, Policia e Kosovës përdori dhunë jashtëzakonisht të madhe ndaj aktivistëve duke i lënduar dhe i arrestuar ata.
Gjykata Speciale është e padrejtë, prandaj ajo nuk mund të sjellë drejtësi. Si e tillë, nuk mund të lejojmë asesi që të rilegjimitohet në qetësi teksa tjetërson historinë tonë.
Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Zgjim Hyseni, Qëndrim Sahiti dhe Agron Kabashi të cilët u arrestuan gjatë aktivitetit sot.