Publikohet foto e personit që vdiq në vendin e tij të punës në Fushë Kosovë

Prishtinë | 20 Nën 2022 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Bislim Brahimi nga qyteti i Skenderajt, është 64-vjeçari që humbi jetën të shtunën në vendin e tij të punës.

Brahimi derisa ishte duke punuar në një objekt në Bresje të Fushë Kosovës, ka marrë lëndime të rënda dhe për pasojë ka humbur jetën.

Sipas burimeve të Insajderit, viktima ka rënë nga kati i gjashtë i objektit.

Në vendin e ngjarjes, kanë reaguar Njësitet e Policisë si dhe Ambulanca.

Ndërsa, mjeku kujdestar pas intervenimit ka konstatuar vdekjen e personit.

Lajmi për vdekjen e tij u dha edhe në raportin 24-orësh të policisë.

“RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS/Fsh. Bresje, Fushë Kosovë 19.11.2022 – 08:55. Raportohet se, deri sa ishin duke u kryer disa punime, dyshohet se viktima mashkull kosovar është rrëzuar dhe si pasojë e lëndimeve të rënda ka vdekur. Mjekësia ligjore ka bërë tërheqjen e trupit të viktimës. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Të ngjashme