Publikohet fotografi e rrallë e Shote Galicës

Prishtinë | 02 Tet 2020 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, ka publikuar një fotografi të rrallë të heroinës Qerime Radisheva, apo e njohur si Shote Galica. Në fotografinë e publikuar, Shotë Galica shihet me veshje prej kaçaku dhe ku në dorë mban një pushkë.

Shote Galica ishte gruaja e Azem Galicës kur u martua me të në vitin 1915. Ajo u lind në fshatin Radishevë të Drenicës në Kosovë.

Ajo gjithashtu njihet si gruaja që mori nën kontrollë grupin e Azem Galicës, pas vdekjes së të fundit, dhe që luftoi bashkë me Bajram Currin. Shote Galica kujtohet për veprën e saj ku kapi një komandat të ushtrisë serbe dhe disa ushtarë në fshatin Çikatovë.

Të ngjashme