Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, e ka nisur në moshë shumë të re karrierën e saj.
“Vetë kërkove” ishte një ndër këngë hit në karrierën e saj, teksa më pas bëri “boom” edhe me bashkëpunimin shumë të suksesshëm me Don Arbas.
Me kalimin e viteve, Dhurata ka pësuar ndryshime të shumta, si në stilin e muzikës ashtu edhe atë të paraqitjes së jashtme.
Faqja “Vipat e bllokut” ka sjellë së fundmi në Instagram një fotografi të këngëtares Dora në fillimet e karrierës së saj.
Atë kohë ajo dukej shumë më ndryshe se sot, ku tani ka një dukje më të kuruar në detaje për paraqitjet e saj para fansave.