Vetëm dy javë më parë e pranoi publikisht se prej disa vitesh është në një lidhje dhe ka gjetur princin e kaltër. E ftuar tek “Top Show Magazine”, Adelina Tahiri u shpreh se ishte shumë e dashuruar me mashkullin që kishte në krah, mirëpo identitetin e tij nuk e bëri të ditur.
Dhe as foto me të Adelina nuk ka publikuar kurrë deri mbrëmjen e djeshme.
Për herë të parë ajo postoi një foto krah të dashurit ku fytyrën nuk e ka treguar, por çifti shihen të kapur për dore, teksa tregojnë orët e shtrenjta e veshjet firmato.
Tani na mbetet të presim derisa Adelina t’i zbulojë edhe fytyrën të dashurit.