Publikohet kënga zyrtare e Shqipërisë për Euro 2024

Prishtinë | 30 Maj 2024 | 17:56 | Nga Ekonomia Online

Para pak minutash është publikuar kënga zyrtare e Shqipërisë për Kampionatin Evropian që mbahet në Gjermani.

Është artisti kosovar, Capital T i cili e ka kënduar këtë këngë.

Kjo këngë do ta përcjellë kombëtaren kuqezi gjatë aventurës së tyre në Kampionatin Evropian.

Shqipëria e nis kampanjën në Euro 2024 më 15 qershor me ndeshjen ndaj Italisë, kurse në grup është me Kroacinë dhe Spanjën në grupin e vdekjes.

Të ngjashme