Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Brad Greenberg e ka publikuar listën e lojtarëve që i ka ftuar në dy ndeshjet e Dritares së Dytë të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.
Kosova është pjesë e Grupit C të kualifikimeve evropiane të Kupës së Botës “Kina 2019” së bashku me Lituaninë, Hungarinë dhe Poloninë.
Kosova të dyja ndeshjet e muajit shkurt do t’i luaj si mysafire, të parën në Wloclawek kundër Polonisë më 23 shkurt, kurse të dytën më 26 shkurt në Klaipeda ndaj Lituanisë.
Përfaqësuesja jonë do të grumbullohet në Torun të Polonisë prej 19 shkurt, dhe pas ndeshjes kundër polakëve do të zhvendoset për në Lituani.
Duhet theksuar se në dy ndeshjet e Dritares së Parë të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”, Kosova ka pësuar disfata, së pari në shtëpi në përballje me Lituaninë dhe më pas si mysafire në ballafaqim me Hungarinë.
Lista e lojtarëve të ftuar nga Greenberg:
1. Dardan Berisha (Basketball Nymburk/Çeki)
2. Erjon Kastrati (Petrol Olimpija/Slloveni)
3. Scott Bamforth (Dinamo Sassari/Itali)
4. Jaren Sina (Ada Blois Basket 41/Francë)
5. Samir Zekiqi (Trepça)
6. Lis Shoshi (Pieno Zvaigzdes/Lituani)
7. Gëzim Morina (Sixt Primorska/Slloveni)
8. Fisnik Rugova (Sigal Prishtina)
9. Shawn Jones (Dinamo Sassari/Itali)
10. Leonard Mekaj (Golden Eagle Ylli)
11. Alban Veseli (Sigal Prishtina)
12. Granit Rugova (Sigal Prishtina)
13. Arti Hajdari (Rahoveci)