Publikohet lista e PDK-së

Prishtinë | 13 Maj 2026 | 12:24 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka prezantuar listën e kandidatëve të partisë për zgjedhjet e 7 qershorit, duke thënë se ajo përbëhet nga profesionistë të dëshmuar në punë, angazhim publik dhe shërbim ndaj qytetarëve.

Hamza ka theksuar se lista përfshin kombinim të energjisë së re dhe përvojës politike, derisa mbi 50 për qind e kandidatëve janë prurje të reja, si pjesë e përkushtimit të PDK-së për t’u dhënë hapësirë kuadrove të rinj.

“Ky është një ekip që beson se Kosova meriton më shumë dhe më mirë”, ka shkruar Hamza.

Ai ka paralajmëruar se në ditët në vijim PDK-ja do të prezantojë edhe programin, të cilin e ka cilësuar si “më seriozin dhe më të përgjegjshmin” për shtetin dhe qytetarët.

Hamza u ka bërë thirrje qytetarëve që më 7 qershor të vendosin për të ardhmen e vendit.

“Thirrja ime është e përzemërt: Besoni në Kosovë”, ka shkruar ai.

Të ngjashme