Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) ka përfunduar vlerësimin preliminar dhe tani janë bërë të ditur edhe raportet e përzgjedhjes për një pjesë të projekteve të atyre që kanë aplikuar në skemën e granteve për zhvillim rural në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për vitin 2019.
Rezultatet preliminare janë publikuar për këto nën-masa:
MASA: 101
NËN-MASA: 101.1 Pemë Dru frutore;
MASA: 101 Investimet në asetet fizike të ekonomive bujqësore 2019;
NËN-MASA: 101.2 Serrat;
MASA: 101 Investimet në asetet fizike të ekonomive bujqësore 2019;
NËN-MASA: 101.2.1 Depo për ruajtje të perimeve;
MASA 101: Investimet në asetet fizike të ekonomive bujqësore 2019;
NËN-MASA 101.3.1 Sektori i mishit (trashja e derrave);
MASA: 101 Investimet në asetet fizike të ekonomive bujqësore 2019;
NËN-MASA: 101.3.a Sektori i mishit (trashja e viçave);
MASA: 101 Investimet në asetet fizike të ekonomive bujqësore 2019;
NËN-MASA: 101.4.a Sektori i qumështit (lopë qumështore) -Me Nënshkrim;
MASA: 101 Investimet në asetet fizike të ekonomive bujqësore 2019;
NËN-MASA: 101.4. Sektori i qumështit (dele dhe dhi);
MASA 101: Investimet në asetet fizike të ekonomive bujqësore 2019;
NËN-MASA 101.4.c Pikat grumbulluese të qumështit;
MASA: 101
NËN-MASA: M 101.6. Sektori i vezëve;
MASA 103: Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore 2019;
NËN-MASA 103.3. Përpunimi i Pemëve dhe Perimeve;
MASA 103: Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore 2019;
NËN-MASA 103.4. Përpunimi i verës;
MASA: 302 Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve 2019;
NËN-MASA: 302.1. – Prodhimi, përpunimi dhe promovimi i mjaltit;
MASA: 302 Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve 2019;
NËN-MASA: 302.6. – Rritja e Shpezëve për vezë dhe mish.
Lista e publikuar është vetëm listë preliminare, ndërsa lista finale e projekteve të miratuara do të finalizohet dhe do të publikohet pas përfundimit të afatit të ankesave dhe pas kontrollit të parë në terren. Në këtë fazë, përfitues të mundshëm janë të gjithë ata aplikantë që pas vlerësimit kanë marrë numrin më të lartë të pikëve dhe kanë plotësuar gjithë dokumentacionin e kërkuar sipas Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) Nr.16/2019 për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes për Zhvillim Rural për vitin 2019, Programit për Zhvillim Rural 2019, si dhe Udhëzuesit për Aplikantë. Në këtë fazë nuk janë përfitues të mundshëm aplikantët që nuk kanë marrë pikët e mjaftueshme për t’u konsideruar përfitues të mundshëm, bazuar në buxhetin e miratuar për këtë sektor. Në rastet kur aplikantët kanë pikë të barabarta, sipas Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) Nr.16/2019 për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes për Zhvillim Rural për vitin 2019, Programit për Zhvillim Rural 2019, si dhe Udhëzuesit për Aplikantë, përparësi në përzgjedhje ka aplikanti që ka aplikuar më herët.
Ata që nuk e kanë kaluar fazën e vlerësimit administrativ janë të gjithë aplikuesit që nuk i kanë plotësuar kriteret e pranueshmërisë, sipas kërkesave të Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) Nr.16/2019 për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes për Zhvillim Rural për vitin 2019, Programit për Zhvillim Rural 2019, si dhe Udhëzuesit për Aplikantë.
Gjithë ata aplikues që dëshirojnë të marrin më shumë informata mund të drejtohen në zyret e AZHB-së, çdo ditë pune nga ora 13:00 deri 15:30.