Presidenti amerikan Donald Trump në takimin historik që zhvilloi sot me Presidentin e Koresë Veriore, Kim Jong-un, kanë nënshkruar një marrëveshje për të konfirmuar paqe dhe stabilitet mes të dyja vendeve.
Në dokumentin tashmë të publikuar, theksohet se Donald Trump u zotua të ofrojë garanci të sigurisë për Republikën Popullore Demokratike të Koresë ndërsa Kim Jong- un potencohet të ketë riafirmuar angazhimin e tij të palëkundur për të përfunduar denuklearizimin e Gadishullit Korean, njofton Klan Kosova.