Ashtu siç paralajmëruan, Ghetto Geasy, Majk dhe Xhensila Myrtezaj kanë publikuar sot (e mërkurë) projektin e ri muzikor. Treshja e suksesshme e estradës sollën për herë të parë një bashkëpunim të titulluar “Mëkati jem”. Projekti u kompletua edhe nga ana vizuale me një paraqitje skenike të mahnitshme e njëherësh provokuese të artistes së njohur. Teksti […]
Publikohet “Mëkati jem” – bashkëpunimi i ri i Ghetto Geasy, Majk dhe Xhensila Myrtezaj

Ashtu siç paralajmëruan, Ghetto Geasy, Majk dhe Xhensila Myrtezaj kanë publikuar sot (e mërkurë) projektin e ri muzikor.
Treshja e suksesshme e estradës sollën për herë të parë një bashkëpunim të titulluar “Mëkati jem”.
Projekti u kompletua edhe nga ana vizuale me një paraqitje skenike të mahnitshme e njëherësh provokuese të artistes së njohur.
Teksti është shkruar nga Geasy dhe Majk, ndërkohë që producimi u realizua nga ZzapnChriss.
Miksimi dhe masterizimi i këngës ndërkohë u bë nga Bigdeal Records.











