Janë bërë gati tre muaj që nga koha kur Atdhe Xheravina i është bashkuar emisionit të dashurisë “Për’puthen”, shkruan Express.
Që prej ditës së parë që është bërë pjesë e këtij emisioni, ai ka qenë prej konkurrentëve më të komentuar dhe të gjitha vajzat i kanë pasur sytë te ai, duke e cilësuar si më tërheqësin aty.
E së fundi në rrjetin social Instagram po qarkullon një fotografi e Xheravinës para se të bëhej i famshëm. Krahasuar me fotot që publikon tash, ai mezi njihet.
Në këtë foto ai shfaqet me flokë të prera shkurt.