Komisioni Europian ka publikuar raportin ‘screening’ për Shqipërinë mbi rrugëtimin drejt BE-së. Në raport evidentohen arritjet dhe problematikat kryesore, ndërsa përmendet edhe nisma për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore që është miratuar nga Kuvendi. Për kanabisin mjekësor theksohet se e rëndësishme është parandalimi i mundësisë që ai të përdoret për qëllime të tjera.
“Është e rëndësishme të sigurohet që janë vendosur mekanizmat për të parandaluar në mënyrë efektive devijimin e këtij kanabisi tregjet e paligjshme.”
“Financimi i partive, ka bërë hapa para por mbetet ende shumë për t’u përmirësuar. Rishikimi i kornizës legjislative për financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore ishte një hap drejt transparencës më të madhe dhe mbikëqyrjes më efektive”.