Pastiçeri të shijshme, vera të mira dhe disa nga destinacionet më të mira romantike në planet.
Ndoshta nuk është befasuese që Franca është radhitur një nga nacionalitetet më të mira në botë për 8 vite më radhë, raporton “Unilad”, transmeton lajmi.net.
Sipas indeksit “Kalin Kochenov” për kualitetin e nacionaliteteve, pas Francës, vjen Gjermania, Holanda dhe Danimarka.
Këta faktorë përfshijnë vlerat e jashtme të nacionalitet, si dhe ndikimin e tyre në mundësin e atyre të cilëve nuk kanë origjinë nga ai vend. Tjerë faktorë janë, mirëqenia, edukimi, shëndeti si dhe udhëtimi global.
Sipas këtij indeksi, Franca këtë vit ka shënuar pikë impresive 83.5% nga 100%. Gjermania dhe Holanda ishin në vend të dytë, të dyja kanë shënuar pikë të ngjashme me 82.2%.
Pikët nga 5 deri në 10 iu dhanë – Islanda (81.4%), Finlanda (81.2%), Italia (80.7%), Britania e Madhe (80.3%), Irlanda (80.2%), dhe Spania (80.0%).