Fondacioni Jahjaga ka lansuar edicionin e tretë të revistës “ZA”, ku përfshihen përjetimet, puna dhe storiet e grave në Kosovë, të cilat kanë bërë histori, raporton Ekonomia Online.
Ky fondacioni me përkrahjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Italisë përmes Planit të Tretë Kombëtar të Italisë për Gra, Paqe dhe Siguri, raporton Ekonomia Online.
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, tha se me anë të kësaj reviste mund të shihen historitë si emblemë e të gjithë individëve, duke sfiduar normat.
Ai tha se ndryshimet në Prishtinë janë të mëdha ndryshimet që kanë ndodhur në shoqëri.
“Njerëzit tentonin që të rikrijonin jetërat e tyre nga hiri i luftës dhe në 2009 kam qenë përsëri këtu, ku kishte qytete që kanë pasur vështirësi. Brenda vetëm 1 muaji që kam ardhur në Prishtinë kam vërejtur ndryshimet që kanë ndodhur në shoqëri, nuk ka ekstremizëm”.
Ish-presidentja Atifete Jahjaga, tha se revista nuk është diskriminuese pasi që përfshinë edhe burrat të cilët kanë kontribuar në barazinë gjinore.
“Sot fondacioni po lanson edicionin e tretë të një produkti të jashtëzakonshëm. I gëzohem faktit që sonte po mundem ta shpalosua të gjithë së bashku një punë të jashtëzakonshme. Kjo revistë ka qëllim t’i tregojë storiet, përjetimet dhe punën e shumë grave të Kosovë të cilat kanë bërë histori në Kosovë që të iu ofrojë lexuesve sa më shumë informacione, që puna e këtyre grave mos të shkoj në heshtje”.
Kjo revistë bëhet me përkrahjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Italisë përmes Planit të Tretë Kombëtar të Italisë për Gra, Paqe dhe Siguri.