Sezoni i fundit i serialit të njohur “La Casa De Papel” do të publikohet më 3 Dhjetor të këtij viti.
Në trailerin e publikuar në platformën ‘YouTube’ nga “Money Heist”, është paralajmëruar fund dramatik për personazhin e Lisbonës, e cila shihet duke u arrestuar nga Policia.
Vlen të përmendet se sezoni i pestë dhe i fundit i këtij seriali i ka dy pjesë.
Pjesa e parë është publikuar më 3 shtator 2021, teksa pjesa e dytë do të publikohet më 3 dhjetor.
Sezoni i fundit përbëhet nga dy vëllime, i pari me pesë episode që u publikuan më herët. Ashtu si u bë e ditur, adhuruesit e serialit duhet të presin deri në dhjetorin e këtij viti për të parë episodet e vëllimit të dytë.
“Banda është mbyllur në Bankën e Spanjës për mbi 100 orë. Ata kanë arritur të shpëtojnë Lisbonën, por momenti më i errët është mbi ta pasi kanë humbur njërin prej tyre. Profesori është kapur nga Sierra dhe, për herë të parë, nuk ka një plan arratisjeje.”, shkroi “Netflix” më herët.