Policia e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për hyrje, lëvizje, qëndrim dhe punësim të të huajve në Republikën e Kosovës.
Në broshura bëhet të ditura obligimet për të huajt si dhe dokumentet e udhëtimit.
“Policia e Kosovës njofton qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe shtetasit e huaj që ndodhen apo planifikojnë të vizitojnë Kosovën, se janë publikuar broshurat informuese digjitale lidhur me rregullat e hyrjes, lëvizjes, qëndrimit dhe punësimit të të huajve në Republikën e Kosovës, sipas Ligjit për të huajt. Broshurat janë të qasshme përmes faqes zyrtare të Policisë së Kosovës si dhe në rrjetet tona sociale zyrtare”, njofton policia në facebook.
https://www.kosovopolice.com/wp-content/uploads/2025/09/DCAM_Brochure_ALB.pdf?fbclid=IwY2xjawM-FQ1leHRuA2FlbQIxMABicmlkETF6N1oyZjlYOWd4c0xZMDFnAR62A1qCk7nWTgEmGGKGo6-SA-PFGF1e6Dgv0H3W3uq2lgAjpjpPPVm2OLhrUQ_aem_sAjh_0ZvyCgM0yY2JRHjew