Publikohet vendimi i Komisionit të Garave të FFK-së

Prishtinë | 04 Sht 2024 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Komisioni i Garave i FFK-së ka kërkuar deklaratë shtesë nga trajneri Tahir Batatina, klubi i Llapit si dhe ai i Prishtinës para se të marrë një vendim përfundimtar lidhur me ndeshjen mes Prishtinës e Llapit.

Komisioni i Garave ka marrë vendime për të gjitha ndeshjet e zhvilluara në kuadër të xhiros së katërt të Superligës së Kosovës, përpos të kryendeshjes mes Prishtinës e Llapit.

KG ka kërkuar deklaratë shtesë nga trajneri Batatina, klubi i Llapit dhe ai i Prishtinës për incidentet e ndodhura të shtunën në mbrëmje në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Kryetrajneri i KF ”Llapi”, Tahir Batatina nr ID 01144M77. Pas përfundimit të ndeshjes është vërsulur disa herë në drejtimin të gjyqtarit kryesor dhe të kolegëve të tij në mesin e fushës, duke përdorur gjuhë vulgare ofenduese dhe kërcënuese, pastaj duke shkuar në drejtim të bankinës bie në provokimin e shikuesve të cilëve ju tregon gishtin e mesit të dorës, i fyen shikuesit e pranishëm duke provokuar një eskalim të mundshëm të masës. Për këto sjellje jo sportive dhe vullgare ndëshkohet me karton të kuq direkt. I njëjti pas ndëshkimit ka tentuar ta sulmojë fizikisht gjyqtarin kryesor por falë intervenimit të policisë është evituar sulmi. Po ashtu edhe në tunelin e stadiumit dukshëm i frustruar ka tentuar ta sulmojë fizikisht gjyqtarin por sërish është penguar nga policia. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes, Genc Nuza dhe xhirimit televiziv në ndeshjen Prishtina – Llapi. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetrajneri i KF “Llapi”, Tahir Batatina. Afati datë 10.09.2024 ora 13:00”, thuhet në njoftimin e KG-së.

“FC “Prishtina“ . Lëshim në organizim të ndeshjes Prishtina – Llapi. Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes Prishtina-LLapi ekonomi i KF Llapi”, Besart Hoti nr ID 020190M96 ka kaluar rrethojat e stadiumit futet në fushën e lojës në drejtim të gjyqtarëve ofendon dhe kërcënon, për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt edhe pse nuk ishte i evidentuar në protokolin zyrtar të ndeshjes. Po ashtu gjatë gjithë ndeshjes lejohen disa persona të qëndrojnë prapa bankinës mysafire të cilët ofendojnë dhe pengojnë në kryerjen e detyrës kreytrajnerin e ekipit mysafirëve. Në min 3 dhe 65 shikuesit vendas “Plisat“, hedhin mjete piroteknike brenda rrethojave të fushës. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes dhe xhirimit televiziv në ndeshjen Prishtina – Llapi. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i FC “Prishtina”. Afati datë 10.09.2024 ora 13:00.

KF “Llapi“. Pas përfundimit të ndeshjes lëshon komunikatë për media, përmes së cilës akuzon gjyqtarin kryesor Genc Nuza, e ofendon dhe kërcënon të njëjtin se nuk do t’i ofrojnë siguri nëse delegohet në ndeshjet kur KF “Llapi“ i zhvillon ndeshjet në Podujevë. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga zyrtai i KF “Llapi”. Afati datë 10.09.2024 ora 13:00″, thuhet në njoftimin e publikuar sot nga FFK-ja.

Të ngjashme