Nicki Minaj ishte cak i gjuajtjes me armë zjarri, e cila gjë bujë të madhe në mediat rozë.
Në fakt, këngëtarja ishte në dhomën e zhveshjes së një shtëpie të marrë me qira teksa po përgatitej për xhirimet e videos së këngës së re.
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të dhomës së bukuroshes, por fatmirësisht pos dëmeve materiale, nuk ka asgjë.
Tashmë janë publikuar pamjet e para teksa shihet dy persona duke dalë nga vetura dhe u përpoqën të hynin në pronën 80 milionë dollarëshe, por dera ishte e mbyllur.
Në shtëpinë e marrë me qira në Beverly Hills do xhirohej klipi muzikor i Tekashi 69 në bashkëpunim me Kanye West dhe Nickit.
Burime për TMZ konfirmuan se plumbi depërtoi nga dritarja që mund ti merrte jetën reperes së famshme.
Ndryshe, videoja së shpejti do të publikohet në platformat e ndryshme muzikore.