Publikoi foto me armë në TikTok, arrestohet i dyshuari në Rahovec

| 09 Pri 2024 | 09:16 | Nga

Një person është arrestuar në Rahovec pasi i njëjti kishte publikuar foto me armë zjarri në rrjetin social TikTok.

Policia bën me dije se i është kontrolluar shtëpia dhe lokali ku janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me katër copë fishekë.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme