Një person në Prishtinë përmes një web faqe ka postuar njoftimin për shitjen e votës.
Sipas raportit 24-orës të Policisë së Kosovës, i njëjti person është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Lidhur me rastin me datën 29.09.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në një web faqe ka postuar shitjen e votës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.