Publiku duartroket për 14 minuta filmin “Blonde”, aktorja kryesore shpërthen në lot

Prishtinë | 10 Sht 2022 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Ana De Armas shpërtheu në lot ndërsa filmi “Blonde” mori një ovacion 14 minutësh në premierën në Festivalin e Filmit në Venecia. Aktorja 34 vjeçare, e cila luan Marilyn Monroe në film, mori pjesë në debutimin e filmit të enjten, ku mori vlerësime të mira, ndërsa shikuesit mbetën po aq të impresionuar.

Filmi u duartrokit për 14 minuta, gjë që bëri që aktorja kryesore Ana dhe Adrien Brody, i cili luan ish burrin e Monroe, Arthur Miller në Bjonde, të përloteshin. Blonde, prodhuar nga Brad Pitt, ka marrë vlerësime të mira, me performancën e Anës që u cilësua si ‘e jashtëzakonshme’ nga kritikët e shumtë.

Lavdërim: Aktorja, 34 vjeçe, e cila luan Marilyn Monroe në film, u përlot pasi Blonde mori ovacionet më të gjata në Festivalin e Filmit në Venecia të këtij viti.

Kritiku i The Telegraph, Robbie Collin, vlerësoi filmin duke i dhënë katër yje. Duke u ndalur te kritikat se Ana do të përdorte theksin e saj natyral në rol, ai vlerësoi aktroen për interpretimin e Monroe me ‘përpikëri të jashtëzakonshme psikologjike dhe thellësi të vërtetë të ndjenjës’.

Kryesor: Blonde, prodhuar nga Brad Pitt, ka marrë vlerësime të mira nga kritikët, me performancën e Anës që u përshkrua si 'e jashtëzakonshme' nga kritikët e shumtë.

Të ngjashme