Qeveria e Gabonit ka situatën nën kontroll pas tentimit për grushtshtet.
Kështu ka deklaruar zëdhënësi qeveritar, Guy-Bertrand Mapangou për BBC, ku ka treguar se katër rebelët janë arrestuar nga autoritetet ndërsa janë në ndjekje edhe të të pestit.
Disa ushtarë të rinj paralajmëruar se kanë marrë pushtetin në duar për të “rivendosur demorkainë” në shtetin e pasur të naftë i cili drejtohet prej 50 vjetësh nga një familje.
Ushtarët kishin marrë nën kontroll që në orët e hershme të mëngjesit radiostacionin kombëtar ku dhe kishin njoftuar ta kenë marrë pushtetin.