Puigdemont tërhiqet nga rikandidimi për president të Katalonjes

Prishtinë | 02 Mar 2018 | 16:08 | Nga

Politikani katalanas, Carlos Puigdemont, ka njoftuar tërheqjen nga rikandidimi për president i rajonit që kërkon pavarësi nga Spanja. Lëvizja e tij vjen pasi qeveria në Madrid e kishte kërcënuar me arrestim nëse kthehej në Katalonjë.

Lideri katalanas në arrati, Carlos Puigdemont ka deklaruar se do të heqë dorë nga planet e tij për t’u rizgjedhur president i rajonit veri-lindor të Spanjës. Puigdemont ka bërë me dije se hap rrugën në favor të aktivistit Jordi Sançez, i cili aktualisht mbahet në gjendje burgimi.

I detyruar të jetojë në mërgim në Belgjikë, Puzhdemont është paralajmëruar nga shteti spanjoll se nëse kthehet në Barcelonë për t’u betuar si president do të arrestohet. “Nuk do ta vazhdoj rrugën time si kandidat për president rajonal”, ka thënë Puigdemont, në një video të postuar në rrjetet sociale.

Ai ka sqaruar se e ndërmerr këtë lëvizje në përpjekje për të zhbllokuar ngërçin e krijuar pas nismës për pavarësinë e rajonit katalanas. Jordi Sanchez dhe politikanë të shumtë katalanas pro-pavarësisë janë burgosur në lidhje me referendumin, kundër të cilit shteti iberik përdori forcën policore. Vitin e kaluar, Madridi zyrtar mohoi qeverinë rajonale të Katalonjës, vendosi rendin dhe bëri thirrje për zgjedhje të reja, por partitë pro-pavarësisë u kthyen me një mazhorancë të lehtë. Kjo është kriza më e madhe e Spanjës që prej vitit 1975, kur në vend u vendos demokracia.

Të ngjashme