Boksieri bullgar Kubrat Pulev ka konfirmuar se ka firmosur kontratën për t’u përballur me britanikun Anthony Joshua në stadiumin e futbollit të Tottenhamit më 20 qershor, raporton BBC të hënën, transmeton Koha.net.
Bullgari Pulev do të ndeshet me Joshuan për titujt e botës në versionet WBA, IBF dhe WBO në peshën e rëndë në boks. Pulev është kundërshtar i detyruar i Joshuas sipas versionit IBF.
“Jam i lumtur që e kam mundësinë t’i tregoj botës se sa i fortë vërtetë jam”, ka thënë Pulev.
Do të jetë dueli i parë i Joshuas në Britani të Madhe që nga triumfi nga rusi Alexander Povetin në shtator të vitit 2018 në Wembley.