Pullat postare për Nënë Terezën e Skënderbeun janë histori shqiptare nëpër botë

Prishtinë | 07 Sht 2018 | 09:28 | Nga

Mbledhja e pullave postare për Hysen Dizdarin fillimisht ishte vetëm pasion.

Më pas i lindi ideja të krijonte një koleksion të vetin. Në fokus kishte pullat që u kushtoheshin figurave historike e kombëtare të popullit shqiptar.

Duke u bërë studiues i filatelisë dëshira që të merret më këtë punë iu shtua edhe më. Si rezultat i një angazhimi shumëvjeçar, ai ka nxjerrë në botim dy libra që u kushtohen dy figurave shumë të rëndësishme shqiptare: Nënë Terezës dhe Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Të enjten, në bibliotekën kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” u promovuan veprat e tij “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në pullat shqiptare 1913-2017” dhe “Nënë Tereza në pullat shqiptare”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme