Punëtorët e kompanisë “NewCoFerronikeli” do të protestojnë sërish, më 23 nëntor para Qeverisë së Kosovës.
Sipas njoftimit të sindikatës së pavarur të punëtorëve të Ferronikelit, protesta e radhës do të zhvillohet nga ora 12:00 – 12:30.
“Kjo është protesta e dytë, pas asaj të 28 tetorit, që mbahet për të kërkuar nga Qeveria e Kosovës zgjidhje për kthimin në punë të mijëra punëtorëve të kompanisë, të cilët mbetën pa punë nga 8 tetori, kur u ndal prodhimi në “NewCo Ferronikeli” si pasojë e krizës energjetike”, thuhet në njoftimin e sindikatës së punëtorëve.
Protesta do të mbahet duke respektuar masat aktuale për luftimin e pandemisë Covid-19.