Punëtorët e KEK-ut fajësojnë institucionet për kolapsin energjetik

Prishtinë | 02 Gus 2017 | 12:56 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mbi 1000 punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës kanë protestuar në sheshin “Skënderbeu” kundër kolapsit energjetik, raporton Ekonomia Online.

KEK-u paralajmëroi se edhe më pak se dy javë mund të ketë furnizim të rregullt me energji elektrike, kjo për shkak të mos shpronësimeve në Hade dhe Shipitullë.

Tetët shtëpi në këtë zonë nuk kanë pranuar kushtet e shpronësimit dhe e kanë bllokuar procesin e nxjerrjes së qymyrit.

Rafet Osmani, Kryetar i Sindikatës së re të KEK-u ka thënë kolapsi energjetik vjen si pasojë e mos shpronësimit me kohë.

Sipas tij, Qeveria nuk kanë pasur vullnet e as fuqi për stabilizimin e gjendjes. Osmani thotë se mihja rrezikon të mbyllet për arsye të mos shpronësimit.

Ai ka kërkuar që të gjendet një zgjidhje emergjente në mënyrë që punëtorët të mos mbesin pa punë.

Ndërsa Ylli Shala, Kryetar i Shoqatës Sindikalë të Termocentralit “Kosova B”, ka thënë se po protestojmë para Presidencës, Qeverisë e Kuvendit pasi sipas tij, fajtorët gjendjet brenda këtyre institucioneve.

Afrim Salihu, avokat i Sindikatës së re së KEK-ut ka thënë se kam ardhur që ti përkrahë punëtorët ngase sipas tij, nëse nuk fillon shpronësimi Kosova mund të mbetet të terr dhe se bizneset do tu shkaktohet dëme, raporton EO.

Në mbledhjen e qeverisë, ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë Ferat Shala, i bëri fajtor KEK-un dhe Ministrinë e Financave për këtë problematik, pasi sipas Shalës janë neglizhuar procedurat dhe kanë quar deri në këtë gjendje.

Zona prej 52 hektarësh është shpallur Zonë me interes të veçantë nga Qeveria e Kosovës më 3 nëntor të vitit 2004.

Në mars të viti 2013 ishin obliguar Ministrinë e Planifikimit dhe Komunën e Obiliqit, që të mos lejojnë ndërtime të reja në fshatin Hade dhe Shipitullë, por në këtë pjesë u ndërtuan mbi 100 shtëpi.

Të ngjashme