Punëtorët e sektorit industrial për metale dhe inxhinieri në Gjermani kanë nisur grevën, si pjesë e fushatës së unionit IG Metall për paga më të larta, raporton Reuters.
Punëtorët e disa kompanive duke përfshirë Kirchhoff dhe Claas kanë qenë pjesë e grevave.
“Punëdhënësit janë përgjigjur ndaj kësaj greve duke kërkuar negociata në tavolinë”, ka thënë udhëheqësi i IG Metall, Knut Giesler.
Bashkësia më e madhe në vend është duke kërkuar rritje prej 6 për qind në vit për 3.9 milionë punëtorë.
Punëtorët kanë kundërshtuar pretendimet e punëdhënësve për rritje prej dy për qind.
Kjo bashkësi është duke kërkuar për punëtorët edhe orar më të shkurtër javor.
Bisedimet në mes të bashkësisë dhe asociacionit të punëdhënësve do të mbahen në 11 janar për punëtorët e Baden-Wuerttemberg.
Ndërkaq në Bavari, vendin ku gjenden kompani të mëdha siç është BMW apo Siemens negociatat do të nisin më 15 janar.