Punëtorët e sigurimit në QKUK nisën grevën

Prishtinë | 11 Kor 2025 | 11:36 | Nga Ekonomia Online

Punëtorët të cilët kanë mbetur pa punë pas anulimit të tenderit për shërbimet e sigurimit fizik të objekteve të QKUK-së kanë nisur grevë të premten, raporton Ekonomia Online.

Paraditen e së premtes ata kanë protestuar në hapësirat e QKUK-së. Punëtorët kanë qenë të kontraktuar nga kompania “Skyfterat”.

Punëtorët kanë protestuar edhe javën e shkuar dhe në mesin e kërkesave e kanë adresuar edhe atë për lidhjen e kontratave me QKUK-në dhe jo me kompani private.

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se çështja është duke u hetuar nga Krimet Ekonomike.

Të ngjashme