Punëtorët e sigurimit të QKUK-së nuk e kanë ndërmend të dorëzohen. Ata po e vazhdojuni grevën si shenjë proteste para drejtorisë së QKUK-së dhe ShSKUK-së.
Anipse në numër më të vogël e në temperatura të larta, prezenca e tyre nuk po mungon teksa kjo është java e dytë që ish-punonjësit e sigurimit çdo ditë nga pesw orë po mbajnë grevë.
Përkundër që Sindikata e Sektorit Privat kishte njoftuar të premten e kaluar se gjatë të hënës së kësaj jave do te hapen ofertat për të zgjedhur Operatorin Ekonomik përmes procedurës së negociuar, kjo nuk ndodhi as të hënën e as këtë të marte.
Kujtojmë që mbi 260 punëtorë kanë mbetur pa punë që nga fundi i qershorit dhe sigurimin e klinikave në QKUK po e bënë policia.