Së fundi është realizuar një hulumtim me 80 kompani në sektorin privat për të matur nivelin e monitorimit të ligjit të punës dhe ligjit të sigurisë dhe shëndetit.
Brikena Hoxha, drejtoreshë e Iniciativës Kosovare për Stabilitet (IKS), në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se të gjeturat janë tejet shqetësuese, sepse shumica e punëtorëve kanë mbetur të pambrojtur prej ligjeve në fuqi në Kosovë.
“Iniciativa kosovare për stabilitet si pjesë e koalicionit për drejtësi shoqërore dhe të drejtat socio-ekonomike në vazhdën e aktivitete të saj këtë vit duke pasur kontakt me shumë me bizneset partnerët social dhe bashkëpunim të ngushtë me inspektoratin e punës kemi vendosur ta realizojmë këtë hulumtim pak më ndryshe me 80 kompani në vend, mirëpo jo me punëtorët, por me pronarët e kompanive”.
“Të gjeturat janë tejet shqetësuese kur e dimë mbi 57% të punëdhënësve deklarojnë që shumica e pagesave kryhen plotësisht në kesh dhe natyrisht për punëtorët që mbeten të pambrojtur prej ligjeve në fuqi në Kosovë”.
Ndërsa Kushtrim Shaipi, hulumtues në IKS, theksoi se Ligjit për shëndet dhe siguri në punë mbetet i pazbatuar.
Madje, ai tha se një pjesë të madhe e të punësuarve në Kosovë iu rrezikohet drejtpërdrejtë jeta nga ndonjë fatkeqësi natyrore apo aksident.
“Në fakt kemi realizuar një hulumtim me 80 kompani në sektorin privat për të matur nivelin e monitorimit të Ligjit të punës edhe Ligjit të sigurisë dhe shëndetit në punë. Për sa i përket Ligjit të punës është vërejtur një shtim i theksuar i informaliteti në periudhat e penguara. Por mbi të gjitha shkeljet vazhdojnë të jenë të njëjta me ditët e lira të pushimit me pagesë në pushimin mjekësor apo pushimin e lehonisë dhe gjatë ditëve festive”.
“Ndërsa sa i përket Ligjit për shëndet dhe siguri në punë ai ka qenë butësisht i implementuar. Gjegjësisht shumica e punëdhënësve qoftë në sektorin publik apo privat për atë punë nuk i përmbushin obligimet ligjore sa i përket certifikimit të stafit të tyre në situatat e emergjencës, siguri dhe shëndet në punë. Një pjesë e madhe e të punësuarve në Kosovë iu rrezikohet drejtpërdrejtë jeta nëse ndodh një fatkeqësi natyrore, aksident për mungesë të faktit se nuk ka kush t’ia ofrojë ndihmën e parë në vendin e punës”.
Sipas tij, për sa i përket lëvizjeve në punësim ka pasur trend pozitiv në tre muajt e parë të këtij viti, raporton EO.
“Raporti ka pasur edhe një perspektivë për tre mujorin e parë të vitit 2020. Kemi pasur kompani që janë përfshirë këto 80 kompani apo bëjnë rritje të punësimit mbi 38 pozita. Pozitat e para janë hapur në tre mujorin e parë të vitit 2020 në këtë periudhë janë shkurtuar rreth 16 kontrata edhe ato shumica e tyre që janë ndërprerë janë ose mos vazhdim i kontratës. Për sa i përket lëvizjeve në punësim kemi pasur trend pozitiv në tre muajt e parë”.
“Mirëpo muajt pas pandemisë kemi vërejtur që bizneset që janë afektuar me masat e distancimit social kanë lëshuar në masë punëtorët e tyre, gjegjësisht një pjesë e tyre edhe kanë mbyllur aktivitetin në tërësi”.