Një person ka humbur jetën sot në Vushtrri, pasi ka rënë nga një objekt në ndërtim. Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 13:00, kur një punëtor ka rënë nga një kat i lartë i një objekti në ndërtim. “Sot rreth orës 13:00, policia në Vushtrri është njoftuar se nga një kat i […]
Punëtori humb jetën pas rënies nga objekti në ndërtim në Vushtrri

Një person ka humbur jetën sot në Vushtrri, pasi ka rënë nga një objekt në ndërtim.
Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 13:00, kur një punëtor ka rënë nga një kat i lartë i një objekti në ndërtim.
“Sot rreth orës 13:00, policia në Vushtrri është njoftuar se nga një kat i lartë në një objekt në ndërtimi ka rënë një punëtor në rrethana ende te panjohura. Ai është dërguar me autoambulancë në repartin e emergjencës në spitalin e qytetit në Vushtrri, mirëpo nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të pësuara ndërsa vdekjen e ka konfirmuar mjeku kujdestar”, thuhet në njoftim.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, inspektorët komunalë dhe inspektorët e punës, ndërsa është kontaktuar edhe prokurori i rastit.
“Pas përfundimit të shikimit të vendit të ngjarjes është kontaktuar prokurori për krime të rënda i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale; ‘Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’”, thuhet më tej në njoftim.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës, një mashkull 31-vjeçar, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rrethanave.











