Gjendja e punëtorit të KEDS-it, i cili u lëndua sot nga një shpërthim, është jashtë rrezikut për jetë, por pacienti ka lëndime serioze.
Këtë e bëri të ditur Nerxhivane Halimi, kujdestare në Qendrën Emergjente, njofton Klankosova.tv.
“Rreth orës 13:50 na ka ardhur një pacient me djegie. Pacienti është duke u trajtuar ende dhe po vazhdon trajtimin në Kirurgjinë Plastike. Lëndimet janë serioze, mirëpo është jashtë rrezikut përjetë”, tha mjekja kujdestare.