Punëtorin e KEDS-it e aksidentoi për vdekje një i mitur

Prishtinë | 04 Pri 2022 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Aksidentin e së dielës, ku mbeti i vdekur një punëtor i KEDS-it, po del se e ka shkaktuar një i mitur.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në Shajkovc të Podujevës, pak pas orës 12, ku i dyshuari po e ngiste një makinë, me të cilën e ka goditur viktimën, që ishte këmbësor në atë zonë.

“Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, dhe është dërguar në QKUK, ku rreth orës 16:20 ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë, derisa konfirmohet se trupi i viktimës u dërgua për obduksion ndërsa, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

KEDS njoftoi të dielën pasdite, se viktima ishte punëtor I kësaj korporate dhe se pësoi në aksident derisa ishte në detyrë.

Të ngjashme