Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” ka njoftuar konsumatorët e zonave /lagjja Veternik, lagjja Qëndresa, fshati Hajvali, Çagllavica, Mirdita, se gjatë ditës së nesërme [27 tetor 2018 e shtunë] do të mbesin pa ujë të pijshëm gjithsej 7 orë, duke filluar nga ora 09 – 16:00.
Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë në zonat e lartëcekura , janë punimet teknike / intervenimi në tubin furnizues DN 250 mm në fshatin Hajvali, njofton Klan Kosova.
Këto punime teknike po realizohen me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.