Punime tokësore, nesër ndërprehet furnizimi me ujë në tre lagje dhe në një fshat në Prishtinë

Prishtinë | 02 Nën 2020 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të disa punimeve teknike tokësore, kompania private  “ Berisha  ” ka bërë kërkesë në KRU ” Prishtina ” për ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm shkaku i kyçjes në gypin e vjetër të ujit me diametër fi 250 mm, ditën e nesërme më 3 nëntor 2020.

Andaj,  njoftojmë konsumatorët e lagjes “ Qëndresa “, lagjes “ Marigona 2 ”, lagjes “ Qershia” dhe fshati Miradi se, gjatë ditës së nesërme ( 3 nëntor 2020) do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, duke filluar nga ora 08:00 – 18:00.

Të ngjashme