Në Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj është hapur sot një ekspozitë me punime nga Kolonia e Artistëve.
Në këtë ekspozitë me punimet e tyre kanë marr pjesë 14 artistë.
Drejtori i Kulturës së komunës së Skenderajt, Ramiz Shala, ka falënderuar në emër të kryetarit të kësaj komune, Bekim Jashari, të gjithë artistët që kanë punuar për dy ditë në këto piktura.
Ndërsa, drejtori i Kulturës së komunës së Mitrovicës, Tafil Peci, ka theksuar se komuna ku edhe po mbahet kjo ekspozitë ka vlerë të madhe.
“Vet fakti që në këtë komunë ku po mbahet edhe ekspozita është vendlindja e heroit, është një veçanti dhe inspirim edhe për artistët”, tha Peci.
Në fund janë ndarë edhe certifikata për 14 artistët të cilët janë shprehur të kënaqur për punën që kanë bërë për këto dy ditë.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 5 tetor.