Punimet mbyllin rrugën “Ulëzat” në Hajvali deri në dhjetor

Prishtinë | 02 Tet 2025 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Rruga “Ulëzat” në Hajvali do të mbyllet përkohësisht dhe pjesërisht deri më 24 dhjetor të këtij viti.

Kështu ka njoftuar Komuna e Prishtinës, e cila thotë se mbyllja e kësaj rruge bëhet për shkak të realizimit të punimeve ndërtimore nga Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave.

“Gjatë periudhës së mbylljes, do të sigurohet lëvizja e lirë e këmbësorëve dhe do të menaxhohet trafiku në mënyrë që të minimizohet pengesa për qarkullim”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme